Skip to content

Përsëriten sërish zgjedhjet në një vendvotim në Luginë

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.

Në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shprehet se si ‘kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit’.

“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, shkruan Meta.

Më 27 maj, Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkojnë për herë të tretë mbështetjen  e shqiptarëve për të siguruar një vend në parlamentin e Serbisë pasi Gjykata Administrative në Beograd ka rrëzuar ankesën e Kolacionit të shqiptarëve të Luginës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.