Gjermania dëshiron të rrisë bashkëpunimin mes shteteve bregdetare të Balltikut dhe të ndërtojë centralin e parë të përbashkët të energjisë së erës në det të hapur, deklaroi sot ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në një takim të shteteve rajonale.
Baerbock tha se një zgjerim i energjisë së erës do të nënkuptonte gjithashtu një reduktim të varësisë së vendeve nga gazi dhe nafta ruse.
Gjermania do të marrë presidencën e Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në korrik. Këshilli përfshin 11 vende dhe Bashkimin Evropian.
Së bashku me energjinë e erës në tokë dhe energjinë diellore, energjia e erës në det të hapur është një shtyllë qendrore për zgjerimin e energjisë elektrike të gjelbër në Gjermani nën qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë, e cila përfshin të Gjelbërit/dpa.