Që nga nënshkrimi i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore në vitin 1968, nëntë shtetet kryesore thuhet se zotërojnë një total prej 12,700 raketash aktive.
Aktualisht, 9,400 prej tyre mendohet se janë në përdorim nga arsenalet ushtarake të këtyre shteteve, përfshi në raketa, avionë, anije dhe nëndetëse ushtarake.
SHBA dhe Rusia janë 2 shtetet me më shumë raketa bërthamore në arsenalet e tyre ushtarake – secila zotëron rreth 4,000 të tilla, shkruan Euronews.al, përcjell albinfo.ch.
Këto janë 9 shtetet që zotërojnë raketa bërthamore momentalisht të renditura sipas sasisë:
| Shteti | Sasia e arsenalit aktiv | Armët joaktive | Inventari total |
| Rusia | 4,477 | 1,500 | 5,977 |
| SHBA | 3,708 | 1,720 | 5,428 |
| Franca | 290 | 0 | 290 |
| Kina | 350 | 0 | 350 |
| Mbretëria e Bashkuar | 180 | 45 | 225 |
| Izraeli | 90 | 0 | 90 |
| Pakistani | 165 | 0 | 165 |
| India | 160 | 0 | 160 |
| Koreja e Veriut | 20 | 0 | 20 |
| Totali | 9,440 | 12,705 |