Anthony Albanese është tani emri më i lakuar ditët e fundit, për shkak të prejardhjes së tij në shumë media botërore, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski, ka komentuar prejardhjen e kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.
Kaczynski, në një postim në Twitter, ka shkruar se Albanese është arbëresh.
“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është një arbëreshë, siç jam unë”, ka shkruar gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski.
He is an Albanian of Italy. His last name is Albanese. He is an Arbereshe like me. https://t.co/Z4vtHmQjLE
— Andy Kaczynski (@KFILE) May 22, 2022