Rreth 254 milionë euro në asete ruse janë ngrirë në një total prej 97 llogarish në Austri, si pjesë e sanksioneve të BE-së, njoftoi të dielën Kancelaria Federale, njofton albinfo.at.
Lidhur me këtë temë edhe transmetuesi ORF raporton se kjo është dy herë më shumë sesa ka arritur Gjermania.
Për hetimin e pasurisë është përgjegjëse një grup pune i drejtuar nga Drejtoria për Sigurinë Shtetërore dhe Inteligjencën (DSN) në Ministrinë e Brendshme.
Hetuesit gjithashtu arritën të gjenin pesë regjistrime në regjistrin e tokës që supozohej se shërbenin për fshehjen e pasurive. /Albinfo.at