Publikimi i listës së plotë ka ardhur pak pasi presidenti amerikan firmosi paketën e për Ukrainën, të cilët do t’i ofrohen gati 40 miliardë dollarë ndihma.
Në listë bëjnë pjesë Biden, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken si dhe kreu i CIA-s, Williams Burn, raporton ‘Retuers’.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë mbi këto sanksione të Moskës.
Aktualisht presidenti amerikan ndodhet në një vizitë në Azi, ku po takohet me drejtues të vendeve aleate.
Muajin e kaluar Rusia vendosi të njëjtat sanksione ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe disa zyrtarëve të tjerë britanikë.