Para se të kthehet nga SHBA në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, do të ndalet në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Ai pritet të marrë pjesë në “Forumin Ekonomik Botëror”, i cili do të mbahet nga 22 maji deri më 26 maj.
Zyra e kryeministrit të Kosovës nuk ka njoftuar për këtë pjesmarrje të kreut të ekzekutivit kosovar, por gazeta zvicerane “Blick”, ka publikuar lajmin për vizitën e tij. /Albinfo.ch