Qyteti i Gjenevës dëshiron të kufizojë sasinë e ndriçimit privat gjatë natës, në një përpjekje për të kursyer energjinë elektrike dhe për të ndihmuar jetën e egër.
Ka qenë prej kohësh një zakon në Gjenevë që dyqanet të mbajnë dritaret e tyre të ndriçuara gjatë gjithë kohës.
Qyteti po u kërkon bizneseve të fikin dritat në ndërtesat e pabanuara nga ora 23:00 deri në orën 6 të mëngjesit.
Po ashtu kërkon të njëjtën gjë për zonat e përbashkëta të ndërtesave të banimit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Fushata është pjesë e një strategjie afatgjatë për të ulur ndotjen nga drita në qytet dhe për të kursyer energji.