Siç ka raportuar albinfo.ch ditë më parë, një rrugë në lagjen Bronks të Nju-Jorkut u emërtua me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kjo ceremoni mblodhi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët festuan me këngë e valle.
Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju-Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli.
Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres, si dhe kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
