Boksierja Donjeta Sadiku tashmë i ka siguruar medalje Kosovës nga Kampionati Botëror i Boksit që po mbahet në Turqi.
Sadiku fitoi tri sfida për të arritur në gjysmëfinale dhe tashmë do të kërkojë që ta arrijë në finale të këtij kampionati.
Sfidën e radhës Sadiku do të zhvillojë më 18 maj, kur do të përballet me boksieren amerikane, Ellis Rashida Shakilya, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.