Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medalje botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja kosovare mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjellë medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar për këtë sukses, duke i uruar fat për të artën.