Studentët shqiptarë tashmë kanë arritur suksese të shumta në shumë fusha të ndryshme dhe asnjëherë nuk kanë harruar kulturën dhe historinë shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Komuniteti i studentëve në Essen organizoi këtë javë një aktivitet të bukur kulturor me emër „Degët e ullirit si ura të ndërlidhjes kulturore midis kombeve“.
Studentët shqiptarë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Rhein Waal në Essen mbollën ullinj, duke rikujtuar se „që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në çdo dasmë të shqiptarëve u mbollën dy ullinj që simbolizonin paqen, begatinë dhe jetëgjatësinë për çiftin e ri.
Në këtë kontekst, edhe degët e ullirit në Essen duhet të jenë ura të ndërlidhjes midis kombeve dhe të sjellin paqe, prosperitet ekonomik dhe akademik. /Albinfo.ch

