Mediat zvicerane kanë shkruar rreth fabrikave dhe sasisë së madhe të prodhimit të birrës në vend. Të gjitha mediat kanë filluar me mbishkrimin: “Na vjen keq Gjermani, por Zvicra ka densitetin më të lartë të fabrikave të birrës në botë”, transmeton albinfo.ch.
Numri i fabrikave të birrës ka vazhduar të rritet në Zvicër, me 1,278 aktualisht në funksion – dukshëm nga 385 një dekadë më parë.
Përqendrimi më i lartë i prodhuesve të birrës mund të gjendet në Obwald, i cili ka 4.2 fabrika për 10,000 banorë, i ndjekur nga Nidwalden (2.53), Jura (2.31) dhe Schaffhausen (2.29).
Nga ana tjetër, Cyrihu dhe Gjeneva kanë vetëm 1,08 fabrika birre për 10,000 banorë, përkatësisht 0,75. /Albinfo.ch