Pa dyshim se krijimi dhe kujdesi i imazhit është gjëja parësore për një artisit.
Së fundmi, sopranoja Ermonela Jaho frymëzoi veshjen dhe pamjen e saj me ngjasim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Ajo po promovon strikt elemente të etnokulturës shqiptare, sepse potenciali i artit është universal.
Sepse, kultura e popullit tënd përbën për një artist një vlerë të shtuar në performancat e tyre.
Foton e saj ka realizuar fotografi shqiptar, me renome botërore, Fadil Berisha.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është e vlerësuar ndërkombëtarisht.
Ermonela Jaho jep gjithherë performancë të mrekullueshme, duke “pushtuar” skenat e operas. /Albinfo.ch

