“Kryesia ekzekutive e BSPK-së mori vendim që nesër të hyhet në një grevë njëorëshe, si paralajmërim për partnerin tonë social që ne të ulemi e të diskutojmë për problemet e sindikatave në Kosovë. Kështu, nesër të gjitha sindikatat federale që janë brenda BSPK-së, si dhe ato që jemi në partneritet, do të solidarizohen me ne për këtë grevë njëorëshe që do të mbahet nesër”, tha kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, për RTK-në, përcjell Albinfo.ch.
Ai theksoi se dialogu është i mirëpritur në çdo kohë dhe që janë të gatshëm të bisedojnë për të gjetur zgjidhjen për problemet e shumta të punëtorëve, ndryshe takimin sa për sy e faqe ai e quajti të kotë.
“Dialogu social për ne është shumë i rëndësishëm, sepse kërkesat tona janë shumë të arsyeshme”, theksoi, ndër të tjera Hykolli.