Disa artistët të rinj nga Kosova kanë shkuar në Gjermani që të shfaqin filmin e shkurtër dokumentar “I’ve never been on an airplane” dhe të xhirojnë pjesën e dytë të këtij filmi në Berlin, njofton albinfo.ch.
Ndërkohë më 07.05.2022, në ora 19:00, në galerinë ChertLüdde do të shfaqet filmi “I’ve never been on an airplane”. Pas shfaqjes së filmit do të keni mundësinë të diskutoni me regjisorin Redon Kika dhe aktorët e filmit Jetën, Tringën dhe Atdheun.
Artistët kosovarë i mirëpriti ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, në zyrat e ambasadës. /Albinfo.ch
