Drejtoresha e kësaj qendre Mimoza Hysa, bëri prezantimin e Katalogut të Botimeve të Qendrës, punën dhe arritjet në tre vite, si dhe u ndal në planin e punës dhe projektet në vijim.
Evis Kushi e vuri theksin në domosdoshmërinë e vazhdimësisë së punës për mbështetjen e mësimdhënies në diasporë, në promovimin e shembujve më të mirë dhe frymëzues në ruajtjen e kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe nga fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë në mërgatë, transmeton Albinfo.ch.
“U diskutua konkretisht për projektet e ardhshme të Qendrës, objektivat e ndërmarra dhe realizimin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse për Diasporën në Shqipëri dhe Kosovë, në zbatim të një strategjie të përbashkët për politikat e mësimdhënies në mërgatë”, thuhet në njoftim.