Si çdo vit, shumë mërgimtarë, marrin ushqime nga Kosova për të derguar në vendet ku ata jetojnë në mërgim.
Ani pse në çdo vit, shumë prej tyre u denuan në kufijtë e shteteve tjera për shkak të ushqimeve, kjo duket se ende po vazhdon, transmeton albinfo.ch.
Një mërgimtar nga qyteti i Prizrenit i cili ishte nisur drejt Gjermanisë, ka rrëfyer përvojen e tij jo aq të këndshme që i ka ndodhur në kufi me Kroacinë.
Ai ka marrë me vete suxhuk e djathë, me ç’rast është dënuar 1680 euro.
Pas kësaj gjobe, mërgimtari nga Prizreni iu ka apeluar të tjerëve që të mos bartin me vete produkte ushqimore në mjetet e tyre, ngase mund të dënohen.
“I kisha lut edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha L.Krasniqi për tvprizrenin. /Albinfo.ch