Me fillim të muajit maj, udhëtarët nga jashtë do të mund të hyjnë sërish në Zvicër ose të aplikojnë për vizë sipas kushteve të zakonshme (para Covid-it), njofton albinfo.ch.
Kufizimet e fundit të hyrjes ende në fuqi do të hiqen më 2 maj.
Në atë datë, kërkesat për vaksina për të gjithë turistët, pavarësisht se nga vijnë, do të bien, shkruan The Local.