Ministria e Mbrojtjes Britanike ka dhënë shifrat e fundit për ndihmën vdekjeprurëse të dërguar në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitankë për forcat ukrainase së bashku me 1,360 municione antistrukturore.
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu se 4.5 tonë eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në Ukrainë.
Në një deklaratë, ministria tha: “Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të presidentit Putin”.