Në margjinat e kësaj ngjarjeje, ata u takuan me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
Osmani përmes një statusi shkruan se falënderuan për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-ja në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish.
“Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-në”, shkruan Osmani.