Shqipëria u përfaqësua këtë vit nëpërmjet një shumëllojshmërie aktivitetesh, të cilat iu ofruan studentëve nëpërmjet diasporës shqiptare të qytetit të Bruges-it dhe Brukselit, si dhe bashkëpunimit me Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Organizimi dhe përfaqësimi i Shqipërisë në College of Europe u bë i mundur nga studentet shqiptare Keti Kalaja dhe Klesta Krasniqi.


