Numri i rasteve dhe infeksioneve me Covid vazhdon të bjerë në Zvicër.
Përditësimi i fundit nga Zyra Federale e Shëndetësisë tregon shkallën e incidencës – numri i infeksioneve për 100,000 njerëz, ka rënë nën 1,000 në 939. Vetëm 10% e shtretërve të kujdesit intensiv janë për rastet me Covid.
Numri i rasteve ra me më shumë se 29% në një javë dhe shtrimet në spital me gati 38%, përcjell tutje albinfo.ch.
Numri i vdekjeve tani është mesatarisht 5 në ditë. Nuk ka qenë aq i ulët për 6 muaj.
Që nga fillimi i muajit, Zyra e Shëndetësisë po i publikon shifrat vetëm çdo javë.