Sot do t’i drejtohet publikut malazez mandatari për përbërjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell albinfo.ch.
Kështu po raporton RTCG, duke cituar një komunikatë të qeverisë malazeze. Sipas kësaj komunikate, Abazoviq do të prezantojë konceptin e qeverisjes së re nga ora 11:00.
Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, tha se kjo nomenklaturë në ardhje do të ketë 20 ministri dhe katër nënkryetarë.
Abazoviq veçmë është mandatuar nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, për themelimin e një qeverisjeje të re.