Shumë investitorë, analistë dhe bankierë presin që Bordi i Drejtorëve të Twitter të refuzojë ofertën e Elon Musk për të blerë rrjetin social me një vlerë prej 43 miliardë dollarësh.
Bordi i Twitter aktualisht është duke vlerësuar ofertën dhe shumë investitorë dhe analistë thonë se refuzimi ka shumë mundësi të ndodhë.
Aksionet e Twitter ranë të enjten pasi Musk zbuloi ofertën, të cilën tregu e konsideroi atë shumë të ulët.