Bëhet e ditur se në këtë forum të rëndësisë së veçantë do të jenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve vendëse dhe atyre austriake, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të mbahet edhe takimi ndërministror ndërmjet ministres Hajdari dhe asaj nga Austria.
Nën koordinimin e KIESA-s, në këtë forum pritet të marrin pjesë kompani nga Kosova dhe Austria, të cilat do të zhvillojnë takime me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit dhe ndarjes se eksperiencave biznesore të të dyja shteteve.
Forumi Ekonomik Kosovë-Austri do të mbahet në Hotel Emerald, në Prishtinë.



