Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.
Në total numri i rasteve aktive është 499.