Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte shkaktuar një skandal në bordin e avionit të kompanisë ajrore Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë, shkruan derspiegel.de.
Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, u desh ndërhyrja e policisë.
Sipas pasagjerëve të tjerë, kreu i qeverisë kishte refuzuar aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës qe detyruar të thërriste kapitenin për ndihmë, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, duke qenë se as ai nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.
Vetëm falë bisedës me një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorëve, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bord.
Kompania ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një fluturim tjetër me Shtetet e Bashkuara, trasnmeton albinfo.ch. U hoq dorë nga një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord.
Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e ka përmendur incidentin në një intervistë për Spiegel, përcjell albinfo.ch. Edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Edi Ramës, ai ka theksuar se nuk ka asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie.