Arsimi profesional po reformohet në Shqipëri dhe për këtë qëllim u zhvillua një konferencë në Shqipëri me mbështetje të Ambasadës zvicerane.
Politikëbërës, ekspertë, partnerë ndërkombëtarë dhe më e rëndësishmja Brezi R, u mblodhën për të diskutuar, njofton Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Ndër diskutimet ishin hapat e mëtejshëm dhe të qëndrueshëm, një angazhim më kuptimplotë dhe sistemik të sektorit privat dhe përafrimin e aftësive dhe arsimit profesional me tregun e punës.