Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuaar nga ‘Euractiv ‘, i cili nxjerr të dhëna lidhur me preferencën e serbëve rreth Bashkimit Evropian, përcjell Albinfo.ch.
Sipas këtij sondazhi, vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian, derisa 46 për qind janë pro anëtarësimit të Serbisë në këtë institucion, njoftoi “Euractiv” të hënën. Sërgjan Bogosavljeviq, iniciuesi i sondazhit, tha se serbët janë më pak entuziastë për anëtarësim në BE, krahasuar me qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai tha se numri i serbëve që besojnë se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE është trefishuar gjatë shtatë vjetëve të fundit. Në vitin 2008, 32 për qind e serbëve mendonin se Serbia nuk duhej ta ndiqte rrugën e anëtarësimit në BE nëse kushtëzohej me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më 2015, 14 për qind e të anketuarve kishin thënë se nuk presin që Serbia të anëtarësohet në BE.