Bashkimi Europian ka rihapur ambasadën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e kishte zhvendosur përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ky veprim u paralajmërua nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell i cili vizitoi Kievin të premten, përcjell Albinfo.ch.
Kry3diolomati evropian tha se kanë rënë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.
Nga ana tjetër, Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.