Një tërmet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri, saktësisht 02:58.
Tërmeti qendrën e ka pasur në afërsi të Bajram Currit, vend që gjendet skaj kufirit Kosovë-Shqipëri, shumë afër Gjakovës. Më saktësisht 43 kilometra larg Prizrenit, e 17 larg Gjakovës.
Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 shkallë të Rihterit.
Qindra qytetarë kanë shkruar në rrjete sociale se kanë dëgjuar dridhjet, përfshirë ata që jetojnë në Gjakovë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe qytetet e tjera në zonën e Dukagjinit.
Pas tërmetit 4.1 shkallësh, janë dëgjuar edhe disa dridhje më të vogla.
Deri më tash nuk është raportuar për pasoja eventuale.
https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=1116264