Karota është njëra ndër perimet më të preferuara për shumë njerëz. Ajo, së bashku me portokallin, janë të njohura për njerëzimin që nga shekujt XVI dhe XVII.
Ato janë burim i shumë vitaminave dhe fibrave, shumë të nevojshme për trupin e njeriut.
Disa studiues kanë ardhur në përfundim se karota mund të parandalojë sëmundjen e kancerit. Gjithashtu thuhet se një filxhan i karotave të copëtuara përmban vetëm 52 kalori, kurse më shumë fibra. Në këtë kupë filxhani ju do të merrni gjithë vitaminën A që ju nevojitet për një ditë. Kjo në saje të beta-karotenit që i jep karotës ngjyrën e portokallit, e cila parandalon humbjen e shikimit te njerëzit.
Karotat gjithashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, e cila luan rol shumë të rëndësishmen në sistemin tuaj imunitar. Ato gjithashtu ndihmojnë ne rastet e ftohjes dhe të gripit, duke lehtësuar këto simptoma.
Një studim i vitit 2011 tregon që lëngu i karotës pengon përparimin e leukemisë , për të cilen studiuesit mendojnë se poliacetilenet janë agjenti aktiv që vret disa lloje të qelizave të leukemisë.
Benefitet e karotës janë të shumta, ato gjithashtu përmbajnë antioksidant si dhe kimikate të prodhuara nga bimët, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Ato përveç kësaj, ndimojnë edhe për reduktimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.
Meqenëse mësuam kaq shumë benifite të karotës, ta konsumojmë sa më shumë atë, trupi juaj do t’ju falënderoj për këtë.