Me anulimin e rregullave të Covid-it, më shumë njerëz ka të ngjarë të udhëtojnë në rrugët zvicerane për festat e Pashkëve, njofton albinfo.ch.
“Përvoja tregon se trafiku në këtë periudhë fillon të intensifikohet nga pasditja e së mërkurës para Pashkëve. Në këtë ditë, si dhe të enjten dhe të premten e mirë, udhëtarët duhet të presin në radhë, veçanërisht në pjesen veriore të tunelit rrugor Gotthard”, tha Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA) në një njoftim për shtyp.
Këto rrugë do të përjetojnë trafik veçanërisht të rënduar dhe pengesa, sipas ASTRA:
Spiez – Kandersteg
Gampel – Goppenstein
Brunnen – Flüelen
Raron – Brig
Bellinzona – Locarno
Seksione të rrugëve të ndryshme kryesore në luginat anësore të Bernese Oberland, Graubünden dhe Valais.
ASTRA publikoi një hartë që tregon se ku priten rritje pengesash.
