513 eurodeputetë i thanë ‘po’ një embargoje e cila do të ndalonte importin një sërë produktesh ruse si nafta, qymyri, lëndëve djegëse bërthamore si dhe gazit.
22 votuan kundër rezolutës ndërsa 19 abstenuan, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Masat shoqërohen me një plan të detajuar për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji, si dhe një strategji për të ‘sprapsur sanksionet në rast se Rusia ndërmerr hapa të për të rivendosur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës’, thuhej në deklaratën për shtyp botuar në faqen zyrtare të Parlamentit.