Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890.
Në total numri i rasteve aktive është 552.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.