Që nga 1 prilli maskat nuk duhet të vishen më në vende të aksesueshme nga publiku në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, kantonet e Cyrihut, Baselland, Baselstadt, Bern, Fribourg, Jura, Valais dhe Gjenevë ende ruajnë detyrimin e maskës në institucionet shëndetësore, siç janë spitalet dhe shtëpitë e kujdesit të të moshuarve.
Kjo masë vlen si për stafin, ashtu edhe për vizitorët.