Referuar rezultateve paraprake parlamentare të Serbisë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka arritur të marrë 0.3 për qind të votave, në atë që ia siguron një mandat në Parlamentin e Serbisë.
Përveç saj, në zgjedhje ka marrë pjesë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare, që mori 0.1 për qind të votave, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Shaip Kamberi, prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, pritet të jetë edhe një herë deputet në Parlamentin e Serbisë.
Ai gjatë votimeve të së dielës kishte shprehur synimin që shqiptarët të sigurojnë të paktën tri mandate në Parlamentin e Serbisë.