“Ne duhet të sigurojmë që kjo luftë të përfundojë shpejt”, tha Scholz të shtunën.
Me sulmin ndaj vendit fqinj, presidenti rus Vladimir Putin po ndjek “pretendime territoriale që rrjedhin nga vizionet imperialiste të shekujve të mëparshëm”, tha Scholz, përcjell Albinfo.ch.
“Putin nuk po kërcënon vetëm Ukrainën. Ai nuk po shkatërron vetëm jetë njerëzish, rrugë, infrastrukturë, shtëpi, spitale atje. Ai po shkatërron gjithashtu të ardhmen e Rusisë. Ky është gabimi më i madh i presidentit Putin”, theksoi Scholz.
Putin ka llogaritur gabim me luftën e tij, tha kancelari gjerman, duke iu referuar rezistencës së Ukrainës dhe unitetit të madh të botës demokratike.