Sipas Shoqatës Gjermane të Shitjes me Pakicë (HDE), konsumatorët duhet të përgatiten për një valë tjetër rritjeje të çmimeve për mallrat e përditshme dhe gjërat ushqimore, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë, çmimet ishin rritur me rreth pesë për qind “në të gjithë gamën e produkteve”, si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë, tha presidenti i HDE, Josef Sanktjohanser, për Neue Osnabrücker Zeitung të premten.
Me pushtimin e Rusisë që godet më fort ekonomitë dhe zinxhirin e furnizimit, një seri tjetër rritje çmimesh është në horizont.
“Vala e dytë e rritjes së çmimeve po vjen dhe sigurisht që do të jetë me dy shifra”, paralajmëroi Sanktjohanser, përcjell tutje albinfo.ch.