Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.776 testime për koronavirus, ndërsa 310 raste kanë rezultuar pozitivë.
Prej rasteve të reja shumica (180) janë në Shkup.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 persona të vdekur.
Kurse ISHP ka regjistruar 355 pacientë të shëruar.