Trajneri i Zvicrës ka dhënë disa komente para ndeshjes miqësore kundër Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kombëtarja e Kosovës udhëtoi drejt Zvicrës, ku sot do ta luajë ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.
Para ndeshjes, disa komente ka dhënë trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i cili ka përmendur lojtarët e Zvicrës që janë me origjinë shqiptare.
“Mendoj se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë speciale për Shaqirin, Xhakën e Zeqirin”, ka thënë Yakin.
“Gjithsesi, në momentin që fillon ndeshja, ata do të jenë profesionistë dhe do të koncentrohen në detyrat e tyre. Në fakt, kjo është çfarë kërkoj nga ta para secilës ndeshje”, shtoi trajneri.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të luhet në Cyrih, sot, me fillim nga ora 18:00.