Platforma mediale Albinfo.ch ka shpallur fituesit e biletave për të shikuar falas ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë, që zhvillohet nesër nga ora 18:00, në stadiumin Letzigrund në Cyrih.
Fatlumët kanë marrë biletat sot në zyrat e “Swiss Management Zürich AG” , si dhe një fanellë të Zvicrës me nënshkrim të ish-futbollistit të njohur Milaim Rama.
Loja shpërblyese në platformën mediale albinfo.ch është sponsorizuar nga “Swiss Management Zürich AG”.






