Projeksioni i një pëllumbi të bardhë gjigant, kilometër i gjatë, tani mund të shihet në malin Grand Mythen në kantonin Schwyz. Është imazhi më i madh i tillë i projektuar ndonjëherë në botë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Organizata që qëndron pas kësaj ideje është Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), i cili donte të “përhapte këtë simbol të paqes në gjithë Evropën dhe botën për të tërhequr vëmendjen ndaj fëmijëve në vështirësi në Ukrainë”.
UNICEF setzt ein Zeichen für den Frieden – mit der grössten Friedenstaube der Welt. Diese wurde am am Samstagabend auf den Grossen Mythen projiziert. https://t.co/dZltoolzka
— UNICEF Schweiz und Liechtenstein (@UNICEFSchweizFL) March 21, 2022