Raste të shumta dëgjojmë që të rinjt tanë po ikun në shtetet e Evropës, veçmas në Gjermani, por rasti i Ardit Poniku është i kundërt. Ai po rikthehet në Kosovë, për të filluar një jetë të re, përcjell albinfo.ch.
Poniku që nga mosha 3 vjeçare jeton në Gjermani, por duke e dashtë vendin e tij Kosovën, ai gjithmonë e ka pasur në mendje të bëj diçka për të.
Në një intervistë për median e Kosovës T7, ai tha se e ka në plan ta hap një fabrikë në Kosovë, me qëllim të punësimit të disa të rinjve.