Mediat italiane raportojnë se një 25-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident në fshatin Moglia di Cherasco, si pasojë e një aksidenti rrugor, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se i riu lëvizte me motor kur është përplasur me një makinë, ndërsa do të humbiste jetën për shkak të plagëve të marra.
M,GJ, është shqiptar nga Shqipëria, por me shtetësi italiane.
I riu me origjinë nga fshati Fishtë jetonte prej shumë vjetësh në shtetin italian.