Policia e Kantonit Vaud raporton se katër persona u gjetën të vdekur sot në mëngjes, në Montreux VD, shkruan albinfo.ch.

Në raportin e policisë thuhet se katër persona janë gjetur në Montreux VD. Gjithashtu një person ka mbetur i plagosur rëndë. Këtë e bën të ditur Policia e Vaudit në Twitter. Fillimisht u raportua se pesë persona kishin vdekur.
Nuk dihen ende rrethanat e tragjedisë, ndërkohë policia kantonale ngriti tenda në vendin e dramës së dyshuar pranë kazinos.
“Njerëzit u hodhën nga kati i 7-të i një ndërtese”, thotë një zëdhënës i policisë për “Blick”.
Policia ishte lajmëruar nga kalimtarët, tha ajo për agjencinë e lajmeve SDA. Një hetim ka nisur dhe më shumë informacion duhet të jepet më vonë këtë mëngjes.
Sipas një dëshmitari që ka qenë i pranishëm në vendngjarje, personat kanë qenë të shtrirë në tokë pa këpucë.
Zamira Bytyqi