Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare, ka bërë të ditur CNN-i.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.
Ajo ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001.