Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se nga 940 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të vdekjes.
Po ashtu sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.
Në total numri i rasteve aktive është 642.