Është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, që prej 20-25 mars 2022 do të mbahet në Vuokatti të Finlandës.
Flamurin e Kosovës e mbajtën skitarët Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, kurse krahas tyre në EYOF Vuokatti do të paraqitet edhe Arba Pupovci, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Ceremonia u mbajt në ambient të hapur të sallës “Vuokatti Arena” në Vuokatti.

Hapjen e bënë presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos dhe Sauli Niinistö. Capralos përmendi krizën në Ukrainë, duke bërë thirrje për paqe.

Skitarët e Kosovës do të paraqiten në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel, që zhvillohen të martën, mërkurën dhe të enjten.
Në EYOF Vuokatti po marrin pjesë 44 shtete të Evropës.